Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini
(Shko
Drinon), kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin Iskodra ose Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur
se banorët e këtij
qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i muslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në
beteja, nga
ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më
të
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV kur ishte qendër e Humanizmit.
Shkodra, vendasit e së cilës quhen "Shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth
shekujve
V-IV p.e.s.
Familja Shkodra ka prejardhjen nga Shkodra, Republika e Shqipërisë, qytet i lashtë apo krahasuar si
kryeqyteti i dytë i
Shqipërisë, apo siç e quajnë shpeshherë, kryeqyteti i Kulturës dhe Muzikës, i cilësuar si vendi i Penës dhe
intelektualizmit, ndër vite në Republikën e Shqipërisë.
Ymeri, është i pari i Familjes Shkodra , ai (Ymeri) mendohet që i pari mbajti mbiemrin Shkodra. Ai është i lindur në
vendin e quajtur Llugë e cila gjendet në rrethin e Tropojës , rreth 163 km larg nga Shkodra në vijë tokësore.
Është vend në pjesën e lumit Valbonë, Luginë e ngushtë me tokë pjellore përgjatë lumit Bushtricë e rrethuar me kurorat e
alpeve Shqiptare, një rrafshinë që vazhdon deri të Liqeni i Shkodrës .
Pra, bazuar në këtë, Ymeri është i pari i Shkodranëve, dhe së bashku me Sylejman bej Bushatin (shqiptarë Atë i Ymerit),
Sanxhakbej i Shkodrës, i cili me shqiptarët myslimanë zhvilloi një luftë të rreptë kundër Venedikut, sidomos afër
Kotorit.
Për këtë shërbim që i bëri Portës së Lartë, ai fitoi titullin e vezirit të fortifikatave kufitare , kurse Ymerit iu
dhurua Sanxhaku i Prizrenit. Ky sanxhak në atë periudhë kohore i përfshinte tokat gjer në Moravën e Epërme duke
përfshirë edhe Vitinë e sotme me rrethinë.
Pasi (Sylejmani) merr titullin nga Veziri si udhëheqës të fortifikatave kufitare dhe njëherit ishte Sanxhakbej i
Shkodrës me rrethinë, kjo kishte një ndikim pozitiv për Ymerin, atëherë ndikuar nga kjo, Ymeri emërohet Bajraktar i
Shkodrës nga Veziri dhe me bekimin e Sylejmanit , ai(Ymeri) se bashku me familjen e vet të ngushtë vendosët në Shkodër.
Veziri i cili në atë kohë sundonte në Vilajetin e Shkodrës me rrethinë, i dhuroi
Bradën e Vezirit (Bjeshkën Dynja) Ymerit, kurse Ymeri i fali tërë qenien e vet dhe të familjes në shërbim të Vezirit dhe
kështu këta dy shumëfishuan afërsinë në mes vete.
Duke përfituar nga kjo, Ymeri fiton edhe titullin AGË dhe po ashtu bëhet edhe Bajraktar i Shkodrës nga urdhri i Vezirit.
Ymeri bëhet dhe qëndron më shumë se një vit KRYETAR (Bajraktarë) i Shkodrës.
Nga humbjet e mëdha e të njëpasnjëshme, që pësonte Porta e Lartë, ajo ekzekutoi Sylejmanin, i prenë kokën dhe e hodhën
para jeniçerëve, duke u munduar që të tregojnë fajtorët e humbjeve që pësonte Porta e Lartë.
Pas vrasjes së Sylejmanit edhe Ymeri vritet nga njerëzit e Portës së Lartë në Shkodër.
Gruaja e Ymerit kthehët në vendlindjen e burrit të vet së bashku me fëmijët e vet, djalin që më i madhi ishte Elezi në
Llugë të Poshtme të Rrethinës së Shkodrës.
Fëmijët e familjes së Ymerit pas vendosjes në Llugë të Poshtme, ata i quanin SHKODRANË , për arsyen se ata nga qyteti i
Shkodrës kishin sjell veshmbathjen qytetare "Shkodrane".
Elezi kishte vetëm një djalë, ADEMIN i cili po ashtu supozohet të ketë jetuar gjithashtu sikur i ati , në të njëjtat
kushte jetese, në të njëjtat rrethana dhe peripeci përgjatë shekujve XVI-XVII. Ai kishte dy djem Ahmetin dhe Islamin.
Ahmeti dhe Islami kishin nga pesë djem, duke vazhduar kështu deri në ditët e sotme.
Familja Shkodra njihet si : Ahmetët dhe Islamët (popullore, Ahmetovit dhe Islamovit).
Familja Shkodra pjesën e rrugëtimit për të kaluar nga Llugaj (Shkodër ,Shqipëri) për në Rrafshin e Kosovës (Dardanisë)
përshkruhet: Pas rënies së pushtetit të Sylejmanit dhe të Ymerit , ndaj familjes se tij fillon një reprezalje dhe një
presion i vazhdueshëm nga pushteti turk gjë që i ngarkonin për tagrë të madhe dhe për të paguar i detyronin më shumë se
gjysmën e hisës së të mbjellave që këta Shkodranët i vilnin nga toka , nuk munden të vazhdonin më tej këtë formë të
jetesës atëherë për t’u shmangur ngatërresave të tjera ata vendosin të largohët nga vendi i lindjes , pra nga Shqipëria
erdhën dhe vendosën në Gërmovë (Viti) ku qëndruan më shumë se njëzet vite ,këtu nuk u gjenden mirë me fiset vendase të
Karadakut që në atë kohë ishin mjaft aktiv për të bërat e tyre negative që kishin bërë deri sa të takoheshin me
Shkodranët , kusherinjët tanë.
Gërmova gjendet në rrethin e qytetit të Vitisë (sot), Ahmeti dhe Islami u vendosën pikërisht në Gërmovë, duke pasur
parasysh se edhe Gërmova me rrethinë bënte pjesë në Sanxhakun e Prizrenit, i cili iu kishte dhuruar nga Sulltani, Ymerit
stërgjyshit të Ahmetit dhe Islamit.
Kjo mund të thuhet, se ky ishte arsyeja kryesore, që Shkodranët erdhën dhe u vendosën pikërisht në rrafshin e Vitisë në
fshatin Gërmovë. Ata pastaj erdhën në Gjilan (Moravë), këtu qëndruan më shumë se katër vite dhe se gjatë qëndrimit në
Gjilan, ata kishin ndërtuar një Mulli me ujë për nevoja të veta te vendi ku sot është Ambulanta kryesore, përballë
ish-objektit të komandës së TMK-së. Pasi nuk qëndruan më gjatë në Gjilan dhe dimrat e vazhdueshëm dhe shumë të rreptë ,
që mbanin në atë kohë dhe mungesës që të siguronin drunjë për nxehje , ata vazhduan rrugëtimin, u vendosën në
Katushnicë, rrugës Karaqevë-Rogoqicë ( dy vite e më shumë), as këtu nuk qëndruan gjatë sepse edhe këtu pushteti i
atëhershëm i ngarkonte me gjëra që këta nuk mundeshin ti përballonin ,dhe vazhduan rrugëtimin për Vriqevs (Malësi), ku
qëndruan tre muaj e ca prej aty zhvendosën dhe vendosën në Malësinë e Desivojcës ku dhe qëndruan një kohë më të gjatë
(150 deri 200 vite). Por, një pjesë e Familjes Shkodra nuk udhëtoi për në Desivojcë, por qëndroi në Gërmovë, vendin ku
ishin vendosur së pari herë pasi kishin migruar nga Shqipëria , ndërkohë edhe pjesa tjetër e familjes pas një kohe të
vendosjes në Desivojcë, fillojnë të kthehen nëpër qendrat ku ishin vendosur me parë, këtu kryesisht Gjilan, Viti dhe
Ferizaj.
Nga Malësia e Desivojcës shpërnguljet vazhduan kryesishtë në baza vullnetare në kërkim të një jetë më të mirë , duke
kërkuar shkollim më të lartë , dhe një gjeneratë tjetër kishin filluar jetën në botën perendimore , duke punuar dhe kur
ktheheshin në atdhe atëherë krijonin një jetë më të mirë , jo më në malësi , por në qendra tjera urbane.
Për Gjenealogjinë e Familjes Shkodra, dihet duke u bazuar në faktet që ekzistojnë prej më shumë se pesë shekuj (Faktet
:Gjeneza e vjetër e Familjes Shkodra , dhe Libri “Desivojca nëpër kohë”). Që prej atëherë, përgjatë shekujve,
pasardhësit e Ymerit trashëgojnë edhe sot e kësaj dite mbiemrin SHKODRA.
Të kuptuarit e saktë të origjinës së mbiemrit Shkodra ishte, është dhe do të jetë një krenari e madhe për njeriun në
përgjithësi, kurse për Familjen Shkodra në veçanti, është përgjegjësi, ruajtja, promovimi dhe kultivimi në formën e
duhur duke i ofruar shoqërisë së qytetëruar vlera shkencore, artistike, intelektuale dhe arsimore.
Familja SHKODRA sot jeton në disa vende të ndryshme të trojeve shqiptare si në: Gjilan, Prishtinë, Ferizaj, Kamenicë,
Durrës, Vushtrri, Gjakovë, Viti, Obiliq, Desivojcë, Gërmovë, Orrloviq, Sadovinë e Maliterrnoc.
Disa mbiemra të tjerë që kanë dal nga mbiemri SHKODRA, por që janë vëllazëri me FIS dhe GJAK të Familjes SHKODRA janë:
Jakupi, Podina, Rexhepi, Mehmeti.
Familja Shkodra sot ka arritur tek brezi i trembëdhjetë (13-të).
Familja Shkodra i përket fisit KRASNIQE.
Autorësia e Gjenealogjisë së gjenezës së Familjes SHKODRA për këtë shkrim është e profesorëve tanë Dr. Sadri J. Shkodra
dhe Dr.Faik I.Shkodra e cila u përpunua dhe u përshtat në kontekst të librit "Desivojca Nëpër Kohë", nga Mr. Emrush T.
Shkodra.
"Çdo shqiptarë (shkodranë) është vëllai YT, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë
Përgatitur nga: Emrush T. Shkodra
Gjithë të mirat.
Familja Shkodra
