Intro

Skenderbeu Në këtë Webfaqe, ne përshkruajmë rrënjët tona të thella, të nisura me origjinën e qytetit të Shkodrës dhe shpalosim një histori të pasur kulturore që përshkon shekujt. Familja Shkodra është më shumë se një grup njerëzish - ne jemi një komunitet i pasionuar për krijimtarinë, kulturën, dhe ndihmën reciproke. Faqja jonë synon të sjellë përbashkërinë dhe të shtrijë doren ndihmëse te të gjithë anëtarët tanë, duke ndarë historinë tonë, projektet tona kulturore dhe argetuese, si dhe lidhjen e brezave që formojnë trashëgiminë tonë. Në këtë webfaqe, do të gjeni shkrimet, fotot, dhe videot tona, si dhe mundësinë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që promovojnë kulturën, edukimin, dhe bashkëpunimin në familjen Shkodra. Në mënyrë të veçantë, ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kemi ndihmë për komunitetin tonë, duke u frymëzuar nga një frymë solidariteti dhe respekti. Mirësevini në familjen tonë - Familja Shkodra është një shtëpi e hapur për të gjithë!

"Çdo shqiptarë (shkodranë) është vëllai YT, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë!

Aktivitete & Tubime

Familja Shkodra është e përkushtuar ndaj organizimit të ngjarjeve dhe tubimeve të shqipëruara që i bashkojnë anëtarët e saj. Në këtë pjesë, do të gjeni informacionin më të freskët mbi aktivitetet tona të ardhshme, përfshirë termine për takime, vendet dhe detajet e tjera të rëndësishme. Gjithashtu, do të përgatitim një galeri me fotografi dhe video nga tubimet tona më të fundit për t'ju treguar momentet më emocionuese dhe argëtuese. Ndajmë me respekt pasionin tonë për kulturën dhe traditat shqiptare. Mos harroni të na ndiqni për të qëndruar të informuar dhe për të marrë pjesë në aktivitetet tona të ardhshme.

Familja Shkodra ju fton të jetoni bashkë këto momente të veçanta!

Gjeneza, Historia & Anëtarët

Logo Familja Shkodra

Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon), kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin Iskodra ose Iskenderiyye nga Iskender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i muslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV kur ishte qendër e Humanizmit. Shkodra, vendasit e së cilës quhen "Shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s.

Familja Shkodra ka prejardhjen nga Shkodra, Republika e Shqipërisë, qytet i lashtë apo krahasuar si kryeqyteti i dytë i Shqipërisë, apo siç e quajnë shpeshherë, kryeqyteti i Kulturës dhe Muzikës, i cilësuar si vendi i Penës dhe intelektualizmit, ndër vite në Republikën e Shqipërisë...

Projekte & Publikime Shkencore

Familja Shkodra është e përkushtuar ndaj arritjeve shkencore dhe të kulturës. Përmes këtij seksioni, ne sjellim përballë jush projektet tona të fundit dhe publikimet shkencore të pasura në informacion dhe dije. Aktualisht, kemi ndarë këto resurse në faqen tonë në rrjetet sociale, por kjo webfaqe është vendi ku do të gjeni një arkiv të plotë të punimeve tona. Këtu do të shpërndajmë artikuj, studime, hulumtime dhe shkencë të tjera që janë rezultat i punës sonë të palodhshme. Në të ardhmen, pritet të ndami me ju më shumë nga projekte tona që kultivojnë shkencën dhe kulturën shqiptare. Qëndroni të lidhur për të eksploruar botën tonë të projekteve dhe publikimeve shkencore!

  • Ju mund të na dërgoni linket ose dokumentet për publikim në Web përmes WhatsApp ose E-Mail.
  • Facebook

Arsimi i Familjes Shkodra, Femrat dhe Meshkujt - (Mars 2014)

  • 9. Doktorë Shkencash (3.F & 6.M)
  • 55. Magjistra Shkencash (24.F & 31.M)
  • 5. Hoxhallarë dhe Hafëz
  • 110. Bachelor (36.F & 74.M)
  • 33. Sh. Normale & Sh. të lartë (2.F & 31.M)
  • 75. Studentë (34.F & 41.M)

Kontakt


Keni informata shtes apo
sygjerim për përsim?

Familja Shkodra
Rruga Janina 6,
60000 Gjilan


+383 (0) 48 127 725
info@shkodra.eu